Ambasadorja gjermane në Shkup Anke Holstein, e ka riafirmuar pozicionin e Gjermanisë, se qëllimi i tyre gjatë kryesimit me BE-në është të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut.

Ajo tha se mbajtja e konferencë së parë me Shkupi, do të jetë në interes të të gjitha palëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta realizuar këtë. Jemi në kontakt të afërt me të gjitha palët e përfshira. Ka edhe pak kohë. Ndërsa është në interes të të gjithëve që kjo të ndodhë dhe ne jemi optimist”, tha Holstein.

E pyetur për të komentuar deklaratat e OBRM-PDUKM-së se nëse vijnë në pushtet, do t’i anulojnë të gjitha marrëveshjet eventuale me Bullgarinë, ajo tha se nuk është e udhës që të komentohen deklarata të tilla./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Holstein: Hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut është në interes të të gjithëve appeared first on Telegrafi.