Hiqet izolimi, edhe Greqia e Bullgaria hapin kufirin më 1 qershor, do të kalohet pa teste

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri bullgar Bojko Borisov sapo ka informuar se është arritur marrëveshje mes Bullgarisë, Serbisë dhe Greqisë që me një qershor të hapen kufijtë mes këtyre vendeve.
Siç transmetojnë mediumet, Borisov ka deklaruar se kufijtë do të kalohen pa teste për Covid 19, respektivisht pa të ashtuquajturën “pasaportë shëndetësore”.

Udhëtarët gjatë kalimit të kufirit vetëm do të duhet të plotësojnë një deklaratë, transmeton Gazeta Lajm.
Kësaj iniciative për hapjen e kufijve me gjasë do t’i bashkëngjitet edhe Rumania.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy