Haxhiu: Komisioni për Sëmundje Infektive vendos se kush do të punoj e kush jo

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përfaqësuesi i Ministrisë së Ekonomisë, Bekim Haxhiu i ftuar në “Magazina Ekonomike”, i pyetur se pse Qeveria nuk u doli në pah kërkesave të pronarëve të restoranteve për dasma, u shpreh se kjo çështje është në dorë të Komisionit për Sëmundje Infektive sepse sipas tij ky Komision vendos se kush i plotëson kushtet për punë e kush, jo, gjithnjë duke pas parasysh shëndetin e qytetarëve dhe rrezikun nga përhapja e koronavirusit.

“Edhe vetë përfaqësuesi i restoranteve e theksoi se Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) është ai i cili i jep protokollet dhe përcakton se cilat objekte do të mund të punojnë e cilat jo, ne si ministri e ekonomisë jemi në kontakt të mirë me të gjitha Odat ekonomike me të gjitha subjektet të cilat edhe për momentin janë duke punuar me humbje dhe të cilat me vendim të qeverisë janë të mbyllura, dhe mundohemi të gjejmë zgjidhje”.

“Kemi propozuar deri tek Komisioni protokolle të cilat zbatohen në BE, jemi në komunikim me Organizatën Botërore të Turizmit që të na sjell protokolle të sigurisë në aspektin e koronavirusit, shpresojmë që së shpejti do ti kemi dhe do ti propozojmë deri tek KSI-ja, sepse KSI vendos se kush punon dhe kush jo”, deklaroi Bekim Haxhiu nga Ministria e Ekonomisë.

 

Advertisement

The post Haxhiu: Komisioni për Sëmundje Infektive vendos se kush do të punoj e kush jo appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy