Hasani i bën thirrje ministrit Latifi të rishqyrtojë vendimin ku kërkohen tre doza të vaksinës për hyrje në Kosovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hasani i bën thirrje ministrit Latifi të rishqyrtojë vendimin ku kërkohen tre doza të vaksinës për hyrje në Kosovë

Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë i cili vjen nga radhët e BDI-së, Ilir Hasani në “Facebook” ka reaguar në lidhje me masat e reja për hyrje në Kosovë.

Sipas Hasanit, kufizimi mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, epidemiologjikisht s’ka asnjëfarë peshe për momentin dhe se situata epidemologjike në dy vendet është gati e njëjtë.

“Nuk arrij ta kuptoj këtë veprim të ministrit Latifi se kend prej kujt po e mbron? Me shumë vështirësi dhe mezi e bëmë hapjen e kufirit, pas kufizimeve të para që ishin vendosur në fillim të pandemisë. Një vendim i tillë i kufizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve tanë, kur tan bota fillon ti tërheq kufizimet dhe certifikatat, do reflektoj në vështirësi të panevojshme në plan ekonomik, social, shpirtnor, etj”, shruan Hasani.


MPJ e Maqedonisë tregon se si mund të shkohet në Kosovë me rregullat e reja

Advertisement

Ai i bën thirrje ministrit të Shëndetësisë të Kosovës, Rifat Latifit që të rishqyrtojë vendimin ku kërkohetn 3tre doza të vaksinës për hyrje në Kosovë për shtetasit e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Advertisement

 

The post Hasani i bën thirrje ministrit Latifi të rishqyrtojë vendimin ku kërkohen tre doza të vaksinës për hyrje në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy