Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani ka komentuar vendimin e fundit të Qeverisë, për heqjen e maskave në ambient të hapur.
Hasani në një postim në Facebook ka shkruar se ky vendim e mbush me shpresë, se historisë së pandemisë së Covid-19 po i vjen fundi.
“Ne mjekët më së miri e dijmë vështirësinë e të mbajturit maskë. Vendimi i fundit për heqjen e maskave në ambiente të hapura, jo vetëm që më gëzoi por me mbushi me shpresë se historisë së pandemisë po i vjen fundi. Megjithatë, vaksinohuni, respektoni masat, mbani distancë!”, shkroi Hasani në “Facebook”.
Për shkak të uljes së numrit të infektimeve, Qeveria e Maqedonisë së Veriut solli vendim që maskat të mos jenë të obligueshme në ambiente të hapura, si dhe të organizohen ahengje festive./Telegrafi/
The post Hasani: Historisë së pandemisë po i vjen fundi appeared first on Telegrafi.