Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me Artan Grubin ,zëvendëskryeministër i parë në Maqedoninë e Veriut.

Haradinaj në një konferencë për media pas takimit ka deklaruar se ata do ta mbështesin procesin e regjistrimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Duhet të tregojmë mbështetjen për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut, e kam fjalën për shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë atje”.

“Ne duhet të jemi bashkë, të përkrahim dhe të ndihmojmë në procesin e regjistrimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, kudo qofshin ata, qoftë edhe në diasporë. Sepse me këtë proces, ata do të ndihmojnë veten, do t’i ndihmojnë familjet e tyre, do ta ndihmojnë atdheun e tyre si dhe gjithë rajonin”, ka thënë Haradinaj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Haradinaj: Duhet ta përkrahim regjistrimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.