Gjatë ditës së djeshme u nënshkrua Memorandum bashkëpunimi kundër COVID-19 në mes të kryeministrave të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, ndërsa presidenti i Serbisë po ashtu ishte i pranishëm në takim.

“Nëse ndonjë qytetar ndodhen në Serbi apo Shqipëri dhe duhet të shërohet, shteti do t’i ndërmerr shpenzimet për shërimin e tij. E njëjta vlen për shtetasit e Serbisë dhe Shqipërisë nëse ndodhen këtu. Me këtë qytetarët e tre vendeve nuk do të paguajnë shpenzimet nga xhepi i tyre”, tha Zaev pas nënshkrimit të memorandumit.

Zaev thotë sa duhet të ketë bashkëpunim më të madh me vendet e Ballkanit.

“Hapim korridore të gjelbërta për udhëtim për qytetarët tanë. Qytetarët, që janë bartësit e ekonomisë do të lëvizin te këto tre vende pa PCR teste, përkatësisht do të lirohen nga barra financiare dhe administrative. Duam t’ua lehtësojmë qytetarëve tanë jetesën”, tha Zaev./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Hapen kufijtë, qytetarët e Maqedonisë pa PCR teste do të udhëtojnë në Shqipëri dhe Serbi appeared first on Telegrafi.