Halk EZ mbështet orën e parë akademike në UKIM

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Halk EZ mbështet orën e parë akademike në UKIM

Halkbank, përmes platformës për të rinjtë – Halk EZ, mbështeti mbajtjen e orës së parë akademike në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” (UKIM), ku morën pjesë mijëra studentë të rinj nga të gjitha fakultetet. Ngjarja filloi me një ceremoni solemne dhe përfundoi me festën tradicionale të mbrëmjes në sheshin e UKIM-it.

Studentët, në hyrje të kompleksit të fakulteteve të UKIM-it, këtë herë u mirëpritën edhe nga muri i ri HalkEZ, i cili u realizua nga artistet Ana Trajkovska dhe Ivana Samandova. Murali është frymëzuar nga identiteti vizual i platformës për të rinjtë të Halkbank, ku në qendër qëndron fontana Lotus si simbol i shoqërimit, solidaritetit dhe bashkimit të shumë brezave të rinj. Me mesazhin e fuqishëm të shkruar “Suksesi fillon në UKIM”, murali jo vetëm që frymëzon studentët, por edhe i motivon ata të ndjekin suksesin në studimet e tyre.

Advertisement

“Halk EZ, përveçse përfaqëson ofertën tonë financiare të dedikuar për të rinjtë, është gjithashtu një platformë përmes së cilës ne i mbështesim dhe i afrohemi këtyre brezave. Përmes kësaj platforme, dëshirojmë dhe përpiqemi të punojmë për hapjen dhe zgjidhjen e shumë çështjeve që prekin të rinjtë në të tashmen e tyre. U afrohemi, i dëgjojmë dhe u japim hapësirë për të shprehur qëndrimet e tyre lidhur me kulturën, edukimin, financat, shoqërinë, socializimin… Së bashku me ta, synojmë të krijojmë një komunitet të edukuar, që njeh vlerat e vërteta dhe që ndjehet i fuqishëm, të motivuar dhe të inkurajuar për të ndërtuar dhe shprehur qëndrimin e tyre.”, theksoi Maja Naumovska Saveska, drejtoreshë e komunikimeve korporative dhe marketingut në Halkbank AD Shkup.

Dita e parë akademike në UKIM përfundoi me një program të pasur muzikor, i cili theksoi energjinë dhe shpirtin krijues të studentëve të rinj. Përmes kësaj platforme, Halkbank edhe një herë tregoi se është një partner i vërtetë për të rinjtë, duke i mbështetur jo vetëm financiarisht, por edhe në zhvillimin e tyre personal dhe profesional.

Advertisement

Pakoja Halk EZ (Halk Easy) është krijuar për të përmbushur nevojat e përditshme të studentëve, nxënësve të shkollave të mesme, dhe sipërmarrësve të rinj që ndjekin një jetë të shpejtë dhe dinamike duke përdorur teknologjitë digjitale. Ajo ofron bankim elektronik falas, kartë Visa pa kontakt me të cilën mund të tërhiqet para pa komision në të gjitha bankomatet në vend dhe jashtë, llogari pagese pa kosto për administrim, dhe shërbime inovative si GarminPay, SmartSend, SmartCash.

The post Halk EZ mbështet orën e parë akademike në UKIM appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy