Në asnjë rast afërsia gjuhësore nuk duhet të jetë argument kundër vetëvendosjes së kombeve, shkruan ish-ambasadori i RMV-së Muhamed Halili.

“Në shkencën gjuhësore dihet se gjuha bullgare dhe maqedonase i përkasin sllavishtes, si dhe gjuhëve të tjera sllave, por duke gjykuar nga teza e ngjashmërisë gramatikore, fonetike, drejtshkrimore, lirisht mund të supozohet se gjuha bullgare ka ngjashmëri më të madhe me një dialekt në rusisht dhe jo maqedonisht”, shkruan për “Fokus” Muhamed Halili.

“Nuk mendoj se afërsia gjuhësore duhet të jetë argument kundër vetëvendosjes së kombeve. Kështu, për shembull, nga gjuha “e përbashkët” serbo-kroate ose serbo-kroatisht e federatës, sot ka gjuhë kroate, serbe, boshnjake, malazeze dhe Kroacia nuk e bllokon Serbinë dhe Malin e Zi në rrugën e tyre drejt BE-së.

Në rastin e gjuhës çeke dhe sllovake shtrohet pyetja se kush duhet ta kishte bllokuar kë në rrugën e integrimit evropian?”, ka shkruar Halili./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Halili: Gjuha bullgare ngjan më shumë me rusishten sesa me maqedonishten appeared first on Telegrafi.