Hajrullahu ankimoi vendimin për suspendimin e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Suspendohet prokurori i Maqedonisë Hajrullahu, i parashtrohet edhe padi penale

Mustafa Hajrullahu sot në Këshillin e Prokurorisë Publike ankimoi vendimin e Prokurorisë Themelore Publike për suspendimin e tij nga posti i prokurorit të lartë në Prokurorinë e Lartë të Shkupit.

Hajrullahu tha se vendimi është tendencioz, dhe se i njëjti është marrë në ditën kur ai ka shpalosur, siç e quan ai, një skandal, ku shihet vajza e kryeprokurorit Ljupço Kocevski, duket shpërndarë materiale me një medium.

“Vendimi është skandaloz shkaku i asaj që kryeprokurori, në bazë të asaj shkrese të cilën e kanë bërë disa të punësuar nga Prokuroria e Lartë, të cilët janë ankuar për mënyrën se si unë sillem me ata, që është skajshmërish e pavërtetë, të njëjtën shkresë e ka formuar në padi penale, në të njëjtën ditë, më 31 tetor, ditën kur unë e shpalosa skandalin me video incizimet në të cilat shihet se vetë vajza e kryeprokurorit i dorëzon materiale te një gazetar, te një kolegia juaj”, tha Hajrullahu, duke shtuar se materialet janë shpërndarë te mediumi i caktuar për ta, siç tha ai, nxirës personalitetin e tij.

Advertisement
Lexo po ashtu
Suspendohet prokurori i Maqedonisë Hajrullahu, i parashtrohet edhe padi penale

Hajrullahu paralajmëroi padi penale ndaj personave që janë ankuar se janë keqtrajtuar nga ai. Thotë se këto janë deklarata të rrejshme.

Advertisement

The post Hajrullahu ankimoi vendimin për suspendimin e tij appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy