Ish-eurokomesari Johahnes Hahn në panel diskutimin “Rivendosja e sinergjisë mes SHBA-ve dhe BE-së drejt Ballakanit Perëndimor” që sot mbahet në Ohër në Forumin e Prespës tha se mosnisja e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është mossukses i BE-së.

Hahn shprehu keqardhje që ndodhi një veprim i tillë, duke theksuar se Komisioni Evropian miratoi shumë raporte për rezultantet e arritura të dy vendeve.

“Shumë u tha për paaftësinë e BE-së që të fillojë bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Është e qartë se nuk kamë çfarë të them. Është mosukses nga ana jonë dhe shpreh keqardhje pse është kështu”, tha Hahn.

Ai shpreson se gjatë kryesimit slloven me BE-në mund të fillohen bisedimet për shkak ndonjëherë në politikë duhet mjaftueshëm kohë për t’u arritur diçka.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Hahn po ashtu theksoi se politikanët janë ata që marrin vendime dhe jo ekspertët dhe shkenctarët dhe se kjo është vërtetuar me Marrëveshjen e Prespës./Telegrafi/

The post Hahn: Mosnisja e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë është dështim i BE-së appeared first on Telegrafi.