
Me procedurë të shkurtuar, Grupi Parlamentar i OBRM-PDUKM-së, ndryshon ligjin për rendin dhe qetësinë publike.
Sipas tyre, ligji do të krijojë mekanizma të reja për të vendosur rregullin, mbrojtjen dhe sigurinë e gjithsecilit.
“Propozimligji ngushton rrethin rreth atyre që krijojnë rreziqe përmes keqpërdorimit dhe shfrytëzimit të jashtëligjshëm të mjekeve piroteknike veçanërisht në ambiente të mbyllura. Ashpërsohet rregullativa për organizimin e fishekzjarreve dhe manifestimeve të ngjashme ku shfrytëzohen materje shpërthyese. Ashpërsohen edhe dënimet për personat juridik dhe fizik që do t`i shkelin dispozitat e këtij ligji. Një pjesë e dënimeve janë dyfish më të larta, kurse për disa, ligji parasheh edhe paraburgimin”, tha Toni Jarevski nga OBRM-PDUKM.
The post Grupi Parlamentar i OBRM-PDUKM-së ndryshon ligjin për rendin dhe qetësinë publike appeared first on Telegrafi.