Përfaqësues të grupit “Lamtumirë Bukovë” nga sheshi i qytetit në Ohër kërkuan që të mbyllet deponia e egër për shkak se e njëjta po e “helmon të gjithë rajonin”.

Ata kërkuan që menjëherë të fillojë selektimi dytësor të mbeturinave me qëllim të parandalohet djegia e deponisë.

“Ohri këtë dimër përsëri do të jetë vend i rrezikshëm për të jetuar, si rezultat i ndotjes nga mënyra e ngrohjes së shtëpive dhe i ndotjes nga deponitë e djegura. Ajri nuk di për politikë, sport, nuk zgjedh kombësi ose përkatësi fetare. Afatet i caktojnë institucionet që punojnë në këtë problematikë, si UNESKO, BE, që punon në këtë sferë…”, thanë nga grupi ekologjik “Lamtumirë Bukovë”.

Kujtojmë se 100 banorë të Ohrit ndërrojnë jetë për shkak të ndotjes së ajrit, ndërsa deponia në Bukovë konsiderohet ndotësi më i madh.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Grupi “Lamtumirë Bukovë” kërkuan mbyllen e deponisë së egër në Ohër appeared first on Telegrafi.