Grupi i Kumanovës, vetëm tetë të dënuar i plotësojnë kushtet për Strasburg

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vetëm 8 nga gjithsej 33 të dënuar për ngjarjet në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë plotësojnë kushtet juridike që lënda e tyre të shkojë në Gjykatën e Strasburgut. Avokati, Naser Raufi, thotë se për pjesën tjetër duhet pritur disa procedura juridike që më pas çështja të mund të çohet në Strasburg.

“Afati i vendosjes është me të vërtetë non-sens i Supremes për këtë mjet juridik të çrregullt është mes 2 deri 4 vjet. Ka kaluar më shumë se 1 vit që e kemi parashtruar dhe d.m.th. këto të dënuar që e kanë pasur të plotfuqishme me vetë Apelin, që nuk kanë pasur burg të përjetshëm tani po e presin këtë mjet juridik të çrregullt që të kenë parakushtin, të drejtën që të aplikojnë të Gjykata për të drejtat e njeriut në Strasburg”, tha avokati Naser Raufi.

Raufi planifikon që nga e hëna të takohet me të dënuarit e grupit të Kumanovës dhe të vendosin edhe për çështjen e transferimit të disa prej tyre në Kosovë. Edhe pse Raufi thekson se disa prej të dënuarve janë kundër transferimit në Kosovë.

“Unë si avokat i 8 shtetasve të Kosovës, deri tani dy prej tyre për të cilët edhe vlen transferimi, refuzojnë të transferohen me shpjegimin që me atë veprim ato faktikisht e pranojnë akuzën që ato janë terroristë dhe kanë kryer vepra terroriste”, u shpreh Naser Raufi – avokat.

Advertisement

Ndërsa sipas avokatit Raufi, vendimi i Gjykatës Supreme që të mos ketë rigjykim për grupin e Kumanovës nuk është i arsyetuar.

“Nuk ka një fjali që e arsyeton këtë aktgjykim që praktikisht refuzon ankesat e palës mbrojtëse dhe të dënuarve, që unë të mund të komentoj se cila është arsyeja se përse nuk ka rigjykim. Praktikisht vet Supremja nuk e shpjegon pse? Provat që i propozuar pala mbrojtëse që janë më shumë se 200 nuk i ka pranuar dhe nuk ka asnjë arsyetim përse nuk janë pranuar ankesat”, shtoi avokati Naser Raufi.

Më 2 janar Gjykata Supreme vendosi që të mos ketë gjykim të ri për lëndën “Lagja e Trimave” apo siç njihet edhe si Rasti i Kumanovës, duke i vlerësuar si të pabaza ankesat e të akuzuarve. Më 2 nëntor të vitit 2017 Gjykata Themelore e Shkupit i ka dënuar me gjithsej 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë. Për veprën terrorizëm janë dënuar gjithsej 33 persona, prej të cilëve 8 me burg të përjetshëm./TV21/

The post Grupi i Kumanovës, vetëm tetë të dënuar i plotësojnë kushtet për Strasburg appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy