Tetova po mbytet sërish në mini deponi të egra. Nga fotot e shpërndara në rrjetet sociale shihet se si janë grumbulluar mbeturinash para çerdhes “Rinia” në Tetovë. Qytetarët shprehen të revoltuar për këtë fenomen në Tetovë.

“Në këtë lokacion më parë ka pasur kontejnerë ku mbeturinat nuk grumbulloheshin rregullisht. NPK Tetova para pak kohësh i ka hequr kontejnerët, por zakoni i qytetarëve për të hedhur mbeturina këtu ka mbetur, pavarësisht se nuk ka kontejnerë, mbeturinat i hedhin në tokë. Këtu është një fatkeqësi, po barten fëmijët, po thithin helme të ndryshme, Tetova nuk shpëton dot nga mbeturinat”, thotë një banor i Tetovës.

Kopshti i fëmijëve “Rinia” Tetovë gjendet afër ish-fabrikës “Tetex”. Por edhe në qendër të qytetit, vetëm dhjetë metra larg sheshit të qytetit, pranë një kontejneri tashmë është krijuar një deponi e egër.

“Kjo është turp, të kemi një deponi në qendër të një qyteti, kur kalojmë pranë këtij kontejneri mbulojmë hundët sepse mbeturinat mblidhen rrallë”, thotë një banor i Tetovës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga NPK Tetova, por edhe nga autoritetet komunale, ende nuk ka përgjigje se pse nuk grumbullohen mbeturinat rregullisht dhe cilat janë hapat që do të ndërmerren në periudhën e verës për një qytet më të pastër, duke pasur parasysh faktin se gjatë verës vijnë edhe mërgimtarët dhe rritet sasia e mbeturinave./Telegrafi/

The post Grumbuj mbeturinash para çerdhes së fëmijëve në Tetovë appeared first on Telegrafi.