Gruevski, Stavrevski, Kançeska-Milevska dhe disa persona tjerë dyshohen për pastrim parash në projektin “Shkupi 2014”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i arratisur Nikolla Gruevski, ish-ministri i Financave, Zoran Stavreski dhe ajo e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave dhe për pastrim parash në hetimin për “Shkupit 2014”, në këtë rast për 11 monumente, përfshirë edhe atë “Luftëtari mbi kalë”.

Këto monumente, duke përfshirë atë të mbretit Samuel dhe krijuesve të VMRO-së, kishin vlerë shumë të lartë në tender këtu dhe jashtëzakonisht të ulët në Itali. Pagesat kanë shkuar nga Komuna Qendër drejt Italisë, tek kompanitë e të dyshuarit të tetë, një biznesmen italian pa licencë shkritoreje monumentesh. Më pas, përmes kompanive offshore, i ka pastruar paratë nga Maqedonia dhe ua ka kthyer kompanive, menaxherët e të cilave dyshohen. Ata i kanë marrë paratë e lara dhe i kanë dorëzuar në një vend.

Hetimet janë në vazhdim dhe kontrollet po vazhdojnë ende.

Prokurori Ljubomir Lape, i cili udhëheq hetimet, tha se ka kërkesa për konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, për të parandaluar tjetërsimin e mëtejshëm të saj. Aktualisht dyshohen 15 persona fizikë dhe 7 persona juridikë, mes tyre edhe një shtetas italian.

Advertisement

Prokurori Lape ka thënë se për “Shkupi 2014” nuk ka asnjë program, dokument apo dokumentacion dhe në këtë emër, përmes vendimeve të kundërligjshme të propozuara nga të dyshuarit, në Komunën Qendër janë bërë prokurime publike të kundërligjshme për ndërtimin e monumenteve të cilët cilësohen si historik për shtetin e Maqedonisë, kjo që është kompetencë e Kuvendit.

Gruevski, së bashku me zëvendëskryeministrin Zoran Stavreski dhe kryetarin e komunës Vladimir Todoroviq, këshilltarët dhe kryetarin e Këshillit të Komunës Qendër Vladimir Zdraev, lidhën dhe filluan zbatimin e projektit “Shkupi 2014” për të cilin nuk ka asnjë dokument. Ata kanë dorëzuar iniciativa për ndërtimin e figurave historike me rëndësi para këshilltarëve të Komunës Qendër.

Me vendim të qeverisë, ata kanë dorëzuar iniciativa në Komunë, një pjesë në mandatin e kryetares Violeta Alarova, një pjesë të Todoroviqit.

Zdraev është arrestuar dje në Tabanoc, ndërsa Todoroviq në Aeroportin e Shkupit, teksa kthehej nga Zagrebi.

Advertisement

Emri i koduar i kësaj lënde është “Feniks”./Telegrafi/

The post Gruevski, Stavrevski, Kançeska-Milevska dhe disa persona tjerë dyshohen për pastrim parash në projektin “Shkupi 2014” appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy