Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot takoi Ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj.

Grubi thotë se me ministrin e Shëndetësisë ka biseduar për situatën nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut dhe në republikën e Kosovën.

“Unë personalisht jam për hapjen e vendkalimeve kufitare me Kosovën dhe jo vetëm, me qëllim qarkullimin e lirë. Një vendim i tillë do të ndihmonte ekonomitë e vendeve të rajonit”, shkruan Grubi.

Nga kabineti i Grubit thuhet se gjatë takimit bashkëbiseduesit kanë biseduar për hapjen e kufijve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, vendim ky i cili do të ndihmojë edhe ekonominë e të dy vendeve./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Grubi: Unë personalisht jam për hapjen e kufijve me Kosovën dhe jo vetëm appeared first on Telegrafi.