Grubi: Rikonstruktimi i tunelit në rrugën Shkup-Bllacë do të përfundojë në tetor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zv. kryeministri Artan Grubi ka njoftuar se rikonstruktimi i tunelit në rrugën Shkup Bllacë do të përfundojë në tetor të këtij viti.

Grubi thotë se radhët e gjata po bëhen edhe shkaku i njerëzve të papërgjegjshëm që krijojnë tejkalime me veturë, që shkakton edhe më tepër kaos.

“Rekonstriumi i tërësishëm i tunelit në rrugën Shkup – Bllacë (kufiri me Kosovën), duhet të përfundojë në muajin tetor këtë vit.

Rekonstruimi i plotë i pjesës tjetër të rrugës ka përfunduar.

Advertisement

Për fat të keq, për arsye të mosrespektimit të sinjalistikës rrugore në tunel nga individë të papërgjegjshëm, por edhe nga fluksi shumë i shtuar i trafikut, po krijohen rradhë të gjata të veturave.

Pas reagimeve dhe kërkesave të shumë qytetarëve, mbrëmë dhe sot, ndërmarrja e rrugëve zhvilloi biseda me realizuesin e punimeve dhe mbikëqyrësin”, shkruan Grubi në profilin e tij në Facebook.

The post Grubi: Rikonstruktimi i tunelit në rrugën Shkup-Bllacë do të përfundojë në tetor appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy