
Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot në seancën e 40 të saj miratoi planin e shpërndarjes së nëpunësve administrativ të punësuar përmes programit K5.
Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi thotë se vendimet e reja të punës administratorëve do tu ndahen ditëve në vijim.
Grubi thotë se Ministria e Financave tashmë ka dhënë pëlqim për planin e sistemimit të nëpunësve administrativ kurse Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës është angazhuar që brenda 7 (shtatë) ditëve nga marrja e akteve për sistematizim të këtyre administratorëve, në kuadër të kompetencave të saja të përfundojë procedurën e dhënies së pëlqimit për vendet e punës ku do të sistemohen këta nëpunës administrativ.
Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive është e obliguar që brenda 15 ditëve pas miratimit të Planit, të përgatisë vendime individuale për çdo nëpunës administrativë që do të sistemohet në organet e administratës shtetërore.
Grubi thotë se organet e administratës shtetërore janë të obliguara që nëpunësit administrativ që do t’i pranojnë, të ju mundësojnë trajnime profesionale me qëllim përmirësimin e njohurive dhe aftësive të tyre.
Sipas Grubit, Agjencia e Punësimit brenda kësaj periudhe do të bëjë ç’lajmërimin e nëpunësve administrativ nga Ministria për sistem politik dhe të njëjtit do t’i lajmërojë në vendet e reja të punës./Telegrafi/
The post Grubi: Qeveria miratoi planin për shpërndarjen e nëpunësve administrativ appeared first on Telegrafi.