Grubi: Po mundohemi të bindim OBRM-PDUKM-në që të votojë ndryshimet kushtetuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Artan Grubi, pjesë e ekzekutivit është i bindur se do të miratohen ndryshimet kushtetuese dhe se “pro” tyre do të votojnë të gjithë deputetët e OBRM-PDUKM-së.

Thotë se për të realizuar këtë qëllim, çdo ditë realizojnë takime në Kuvend.

“Bisedimet zhvillohen në nivele kolegjiale, shoqërore. Kontaktet janë të përditshme në Kuvend dhe besojmë që t’i bindim që të mos rreshtohen nga Rusia, por të votojnë ndryshimet kushtetuese”, tha Grubi.

I pyetur se në sa deputetë të OBRM-PDUKM-së llogarisin, ai tha “i llogarisim të gjithë”./

Advertisement

The post Grubi: Po mundohemi të bindim OBRM-PDUKM-në që të votojë ndryshimet kushtetuese appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy