Grubi: Ne bëmë gjithçka, radha është e Bashkimit Evropian

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zv. kryeministri i parë, Artan Grubi, sot në një panel diskutim 20 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, theksoi se Marrëveshja e Ohrit është krijimtaria proporcionale për paqe, barazi dhe prosperitet për të gjithë.

“9 Maji i sotëm na gjen në 20 vjetorin e Marrëveshjes paqësore të Ohrit dhe në 30 vjetorin e pavarësisë së shtetit tonë të përbashkët. Dy momente këto të transformimit të thellë shoqërorë, sa të ndara, aq të ndërvarura, momente të një 9 maji nacional dhe rajonal.

Marrëveshja Kornizë e Ohrit është me të vërtetë krijimtaria jonë proporcionale për paqe, barazi dhe prosperitet për të gjithë. Paraardhësit tanë të fundit ishin një dekadë me vonesë në bërjen e kërcimit kuantik në përpjesëtim me madhësinë e kërcënimit të pabarazisë dhe ndarjeve, megjithatë u arrit nga udhëheqës të guximshëm dhe vizionarë që kthyen faqen e re të pavarësisë sonë të katërt, pas asaj në vitin 1991, 1945 dhe 1903, dhe para së pestës në vitin 2020 me anëtarësimin në NATO dhe të gjithë së bashku në pritje të asaj finale me t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Grubi.

Zv. kryeministri i parë Grubi, mes tjerave në fjalimin e tij ka thënë se Marrëveshja e Ohrit në thelbin e saj është një vlerë e Bashkimit Evropian dhe është e vetmja marrëveshje e paqes plotësisht e suksesshme, e garantuar nga BE, SHBA, NATO dhe OSBE, e cila është zbatuar plotësisht në pjesën normative dhe ka kontribuar pa mëdyshje në ardhmërinë tonë evropiane.

Advertisement

The post Grubi: Ne bëmë gjithçka, radha është e Bashkimit Evropian appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy