Zëvendëskryeministri i parë i cili vjen nga radhët e BDI, Artan Grubi falënderoi punonjësit shëndetësor për angazhimin që po e investojnë për të menaxhuar pandeminë e coronavirusit duke potencuar se ata janë heronjtë tanë të përditshëm.
Grubi bashkërisht me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe vizitoi spitalin në Komunën e Gostivarit, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Mjekëve dhe infermiereve ju them se i mbrëmë festuam për futbollistet dhe ishte ditë e përkushtuar për ato për shkak se u gëzuam bashkërisht, por heronjtë tanë të përditshëm jeni ju, të cilët për çdo ditë luftoni me pasojat e pandemisë dhe jeni heronjtë tanë të përditshëm”, tha Grubi./Telegrafi/
The post Grubi: Mjekët dhe infermieret janë heronjtë tanë të përditshëm appeared first on Telegrafi.