Grubi: Koalicioni më i logjikshëm është me LSDM-në, shteti është më i sigurt me Ahmetin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Artan Grubi sot për emisionin “Samo Vistina” tha se është më e logjikshme që qeveria të bëhet në mes BDI-së dhe LSDM-së.

“Ne mbetemi të mendimit se është logjike të formohet një koalicion me LSDM-në. Ata kanë 46, ne 13 vende parlamentare, kështu që ka një shumicë për të zgjedhur një qeveri dhe një qeverisje të qëndrueshme, sepse BDI është një partner i qëndrueshëm. BDI nuk është një parti aventureske që ndryshon zgjedhjet në çdo tre ditë”, tha Artan Grubi.

Lidhur me rezultatet nga disa vendvotime, ku BDI fitoi shumë vota në komunitetet etnike maqedonase, Grubi tha se nuk është e çuditshme.

“Ndërsa Zaev dhe Mickoski marrin votat shqiptare, pse BDI nuk duhet të fitojë votat e maqedonasve. Ne iu drejtuam komunitetit etnik maqedonas, ata e dinë që shteti është më i sigurti në duart e Ahmetit dhe BDI-së. Ne kemi treguar se jemi partia më konstruktive nga viti 2002 deri sot dhe jemi rojtarët e rrugës Euroatlantike. Kur të gjithë hoqën dorë nga negociatat me Greqinë, BDI mbajti lidhje me Athinën, Ahmeti vizitoi Athinën tre herë”, tha Grubi./Telegrafi/

Advertisement

The post Grubi: Koalicioni më i logjikshëm është me LSDM-në, shteti është më i sigurt me Ahmetin appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy