Artan Grubi nga BDI, është deklaruar në lidhje me zhvillimet e fundit në vend. Ai konkretisht ka folur për vendimin e deputetit Kastriot Rexhepi, për të mos mbështetur iniciativën për rrëzimin e Qeverisë.

Në një deklaratë për “Klan Maqedoni”, Artan Grubi, tha se e njeh mirë Kastriot Rexhepin, duke shtuar se “zemra e tij flenë Washington dhe Bruksel”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot në Kuvend ka dy reshtime, një që është pro-perëndimor dhe një që na sjell drejt izolimit. Deputetët duhet të përcaktohen nëse janë pro zhvillimit dhe stabilitetit, ose janë për pasiguri”.

“Kastriot Rexhepin e njoh mirë, e kam pasur koleg në Ambasadën e Holandës, ka qenë gjithmonë i orientuar drejt NATO-s dhe SHBA-ve, pra zemra e tij fle në Bruksel dhe Washington”, tha mes tjerash Grubi./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Grubi: Kastriot Rexhepi ka orientim pro-perëndimor appeared first on Telegrafi.