Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi e realizoi sot takimin parë me Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë Anke Holstein.

Ambasadorja Holstein, e uroi Grubin për formimin e qeverisë dhe për postin të cilin ai do ta ushtrojë duke i dëshiruar sukses në realizimin e synimeve.

“Holstein gjatë takimit me zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi nuk mbeti pa përmendur edhe rëndësinë e qeverisë për të menaxhuar situata të krizave siç është kjo tani me COVID-19. Holstein gjithashtu potencoi se Berlini zyrtar do të përkrahë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj evropiane dhe në zbatimin e reformave që nevojiten në realizimin e këtij qëllimi, përfshirë edhe çeljen e negociatave për anëtarësim.

“Nga ana e tij zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi falënderoi ambasadoren gjermane për urimet e sinqerta dhe përkrahjen e vazhdueshme të shtetit gjerman, duke nënvizuar këtu se Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut vazhdon të mbetet e përkushtuar në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe zbatimin e reformave, në veçanti në sferën e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Grubi para ambasadores gjermane gjithashtu përsëriti qëndrimin se në vend duhet të mbizotërojë harmoni politike funksionale me qëllim që të merren vendime të drejta dhe të mira të cilat do të shfaqin një fytyrë të re të qeverisjes.

Ai gjithashtu tha se kjo garniturë e re qeveritare do të bëj të pamundurën që njëherë e mirë të çrrënjos korrupsionin.

The post Grubi: Jemi gati për fillim të negociatave me BE appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";