Subvecionet për bashkësitë e pakicave për momentin janë vetëm debat i cili është i hapur. Subvencionuam punësime në investimet e huaja në të gjitha zonat e lira ekonomike ku i kemi dhe nuk kishte reagime të tilla. Më vjen keq që ende ka reagime rreth nevojës për respektim të Kushtetutës në shtet, u përgjigj sot zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive Artan Grubi gjatë vizitës në Spitalin special për gjinekologji dhe akusheri “Nëna Terezë” në Çair.

“Ideja për subvencionim të përfaqësimit adekuat të drejtë nuk është vetëm për shqiptarët, por për të gjithë. Edhe maqedonasit të cilët janë me përfaqësim më të vogël në Tetovë dhe në Gostivar, në Strugë ose në Dibër dhe Çair dhe e kundërta shqiptarët ku janë me përfaqësim më të vogël në kompanitë tjera veçanërisht ku edhe shteti ka pjesë. Për momentin kjo është vetëm ide, debat të cilin e hapëm. Siç e kemi parë edhe në vetë pjesën e programit të qeverisë në fq. 33 paragrafi 4 mund të lexoni se Qeveria do të përpiqet të hapë dialog me kompanitë private veçanërisht ato të cilat kanë pjesë dhe kompranitë vendore e të huaja të cilat funksionojnë në shtet ta ruajnë parimin kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të të gjitha komuniteteve”, theksoi Grubi.

Tha se ka shumë reagime në shtet, veçanërisht në rrjetet sociale dhe nuk e ka të qartë pse është ashtu kur propozimi është respektimi i Kushtetutës.

“Parimi kushtetues është përfaqësimi i drejtë. Atë e bëjmë në institucionet tona pse mos ta bëjmë edhe në kompanitë. Nuk flasim për punësime të kuadrove jocilësore ose kuadro të cilat nuk i plotësojnë kushtet që t’i kryejnë detyrat e punës. Flasim për mënyrën më transparente të zgjedhjes së kuadrove më cilësore, megjithatë duke e ruajtur edhe parimin kushtetues për përfaqësim adekuat”, tha Grubi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Grubi: Ideja për subvencionim nuk është vetëm për shqiptarët, por për të gjithë! appeared first on Telegrafi.