Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Komuniteteve, Artan Grubi sot e takoi në kabinet kandidatin për kryeministër në zgjedhjet kuvendare nga radhët e BDI-së, Naser Zyberin.

Zyberi uroi Artan Grubin për pozitën në Qeveri. Ai gjithashtu gjatë takimit theksoi se është i hapur për bashkëpunim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga kabineti i Grubit theksojnë se ai ka falënderuar për mbështetjen duke e ftuar që Zyberi të jetë pjesë aktive e strukturimit.

Grubi, shtojnë nga kabineti, gjatë takimit ka thënë se çdo përvojë e dalë nga një intelektual siç është Zyberi është e mirëseardhur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Zyberi ishte figura kryesore gjatë zgjedhjeve të fundit dhe dëshmoi se barabarësia në Maqedoninë e Veriut nuk dëmton askënd, përkundrazi, ndihmon në ndërtimin e një demokracie të shëndoshë që i nevojitet vendit për t’u bërë antëtar në NATO”, tha Grubi./Telegrafi/

The post Grubi i ofron bashkëpunim Naser Zyberit appeared first on Telegrafi.