Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi sot kishte takim me shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në RMV, David Geer.

Grubi thotë se bashkërisht kanë biseduar për prioritetet e Qeverisë gjatë mandatit 4-vjeçar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga kabineti i Grubit, ambasadori Geer ka thënë se se dinamika e realizimit të reformave pas hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian pritet të rritet, kurse unë konfirmova se Qeveria është e përkushtuar në zbatimin e reformave në fushat e rëndësishme dhe të nevojshme për integrimin tonë në BE.

Ndryshe, David Geer kishte takim edhe me kryeministrin dhe me kreytarin e Kuvendit. Ai është euroambasador dhe vjen pas përfundimit të mandatit të Samuel Zhbogar./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Grubi – Geer: Sundimi i së drejtës dhe drejtësi joselektive appeared first on Telegrafi.