Zëvendëskryeministri Artan Grubi për TV Telma deklaroi se dorëheqjet e ofruara për rastin tragjik në spitalin modular në Tetovë nuk kanë bazë për t’u pranuar.

“E lexova raportin dhe duket qartë se bëhet fjalë për aksident, rast tragjik dhe u pa se edhe hetimi e vërtetoi atë që ne dyshuam, se bëhet fjalë për rast tragjik ku për fat të keq humbën jetën shumë bashkëqytetarë tanë”, tha Grubi.

Ai tha se vendimi i kryeministrit Zaev do të merret në përputhje me raportin e Prokurorisë.

Ndryshe, në rastin tragjik në spitalin modular në Tetovë humbën jetën 14 pacientë dhe 12 të tjerë mbetën të lënduar./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Grubi: Dorëheqjet e ofruara për rastin tragjik në Tetovë nuk kanë bazë për t’u pranuar appeared first on Telegrafi.