Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi realizoi takim me Sekretaren e përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal znj.Majlinda Bregu.
Grubi uroi Bregun që me sukses të realizojë bashkëpunimin rajonal në Evropën Juglindore duke theksuar se vlerëson rolin e saj.
Zëvendëskryeministri i parë Grubi gjatë takimit me Bregun foli për gjendjen në vend dhe në rajon si dhe për avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me ç’rast shembull morri dhe marrëveshjet që Republika e Maqedonisë së Veriut ka arritur me Bullgarinë dhe Greqinë.
Sekretarja e përgjithshme znj.Majlinda Bregu i tha zëvendëskryeministrit të parë Grubi se në fokusin e aktiviteteve të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal është rëndësia e ndërlidhjes së rajonit dhe nevojës për integrimin e ekonomive në një treg të përbashkët dhe theksoi se këshilli që ajo drejton është i përgatitur tu ndihmojë vendeve të Evropës Juglindore në procesin e integrimit evropian.
Grubi uroi Bregun për angazhimin dhe vendosjen e firmës personale të saj mbi punën e RCC me angazhimin e shkëlqyer në punën e Këshillit.
Grubi dhe Bregu u pajtuan se bashkëpunimi rajonal është thelbësor sa i takon integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se nevojiten rezultate të dukshme në këtë plan, që është një parakusht i rëndësishëm për stabilitetin dhe përparimin e rajonit.
The post Grubi-Bregu: Bashkëpunimi rajonal mundësi për integrim më të shpejt në BE appeared first on Telegrafi.