Grubi: Bisedojmë me deputetë të opozitës për mbështetje të ndryshimeve kushtetuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin, pasi pata Maqedonia është në regres, në ‘status quo’ dhe nuk mund të shkojë përpara dhe nga ky proces pa dyshim fitues më i madh është populli i RMV-së”.

Këtë e tha sot zv.kryeministri Artan Grubi, në lidhje me ndryshimet kushtetuese që duhet të bëhen për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Ai tha se “krahu” pro-evropian në opozitë është në rritje dhe se do të japin mbështetje për ndryshimet kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se janë në komunikim të vazhdueshëm me deputetët dhe kryetarët e partive politike, për të gjetur, siç tha, mënyra për të mbështetur rrugën evropiane të vendit.

“Dua të sqaroj se ndryshimet kushtetuese jo vetëm që do të ndodhin, por është e patjetërsueshme të ndodhin. Pa ndryshimet kushtetuese Maqedonia është në regres. Pa ndryshimet kushtetuese, Maqedonia është në status kuo dhe nuk mund të ecë përpara, prandaj të gjithë ata që duan një Maqedoni evropiane, të gjithë ata që duan zhvillim, të gjithë ata që duan ta shohin vendin tonë krah për krah me anëtarët e BE-së do t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese nga të cilat përfituesi më i madh është komuniteti maqedonas në Republikën e Maqedonisë së Veriut sepse më në fund është bërë ndarja e popullit maqedonas nga populli bullgar”.

Advertisement

“Dhe kjo me pranimin e vetë popullit bullgar, i cili kishte pretendime të tjera. Siç e dini, deri dje. Përfituesi më i madh i këtij procesi është absolutisht në radhë të parë populli maqedonas në RMV dhe të gjithë qytetarët e vendit, sepse mendoj se e gjithë tapia e shtetësisë së RMV-së është duke u rrumbullakësuar”, tha Grubi./Telegrafi/

 

The post Grubi: Bisedojmë me deputetë të opozitës për mbështetje të ndryshimeve kushtetuese appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy