Grubi: ASH-AAA janë rreshtuar pas OBRM-PDUKM-së, BDI do të fitojë në të gjitha komunat shqiptare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sekretari Organizativ i BDI-së, Artan Grubi në një dalje për media foli edhe paralajmërimet për koalicionin e mundshëm mes ASH-AAA dhe OBRM-PDUKM-së.

Grubi tha se partitë opozitare shqiptare janë rreshtuar pas OBRM-PDUKM-së, partisë e cila i dhunoi në të kaluarën.

“Koalicione do të kemi në rrethin e dytë, përkundër asaj që partitë opozitare shqiptare kanë vendosur të rreshtohen prapa OBRM-PDUKM-së duke u shndërruar në vazal të asaj partie e në bashkëpunim që në rrethin e parë edhe përkundër deklaratave të tyre shumë të qarta që kundërshtonin një koalicion të tillë të mundshëm me partinë në të cilën i dhunoi në të kaluarën, ndërsa sot duke iu shndërruar në vazal për të shpëtuar karrierën e tyre politike në 3 mujorin e ardhshëm për arsye se në nëntor do të jemi të gjithë këtu bashkë të shohim fitoren e madhe të BDI-së dhe përfundimin e karrierës së oportunizmit politikë”, deklaroi Artan Grubi nga BDI.

Grubi ndër të tjera bëri të ditur se BDI-ja më 4 shtator do të bëjë publike 18 emrat e kandidatëve për kryetar të komunash.

Advertisement

The post Grubi: ASH-AAA janë rreshtuar pas OBRM-PDUKM-së, BDI do të fitojë në të gjitha komunat shqiptare appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy