Gruaja e këngëtarit që humbi jetën në diskotekën e Koçanit: Shteti ka qenë jo-human ndaj meje gjatë ditës së djeshme dhe nuk është e vërtetë se bendi i solli fishekzjarret

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kush ishte këngëtari maqedonas që vdiq duke shpëtuar të tjerët nga zjarri në diskotekën e Koçanit?

Andrej Gorgieski ka qenë bashkëthemelues i grupit “DNK” që ka performuar në klubin ku vdiqën 59 njërëz si pasojë e zjarrit. Edhe Gorgieski ndërroi jetë në këtë tragjedi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu
Kush ishte këngëtari maqedonas që vdiq duke shpëtuar të tjerët nga zjarri në diskotekën e Koçanit?

Advertisement

Sot është prononcuar gruaja e tij, Natalija, e cila ka kërkuar që shteti, policia dhe mediumet të kenë mirëkuptim për gjendjen e saj dhe fëmijëve të tyre.

‘’Në këtë moment, që është më i vështiri për ne, mediat dhe institucionet shtetërore, më sfidojnë për herë të parë t’i drejtohem publikut maqedonas.

Advertisement

Gjatë ditës së djeshme, ndërsa kërkoja bashkëshortin tim, Andreja Gjorgjieski, për ta gjetur në ndonjë nga spitalet, në adresën tonë të shtëpisë na vizitoi shërbimi kriminalistik, i cili, pa asnjë shpjegim, e kërkonte bashkëshortin tim, në praninë e fëmijës tonë.

I njëjti shërbim më kontaktoi disa herë në telefon me QASJEN MË ÇNJERËZORE të mundshme, duke më kërkuar informacion se ku ndodhet bashkëshorti im, me qëllim që të jepte një deklaratë për ngjarjen, për të cilën edhe unë u drejtova me të njëjtën pyetje ndaj tyre.

Nga mediat, të cilat po shpërndajnë informacione të RREME, kanë mësuar se bashkëshorti im është në trajtim mjekësor në shtëpi, ndërkohë që ai ndodhej i shtrirë në spitalin e Koçanit, i vdekur.

Lus të gjitha mediat publike të mos përhapin dezinformata në rrjetet sociale.

Advertisement

Lus gjithashtu organet publike të kryejnë një hetim të detajuar për të gjithë këtë ngjarje tragjike.

Në këtë moment të vështirë për të gjithë ne, PUBLIKISHT i kërkoj institucioneve dhe mediave që, para së gjithash, të respektojnë privatësinë tonë.

Publikimet e rreme se bashkëshorti im është në trajtim në shtëpi dhe se piroteknika është sjellë nga ana e bendit… ju lutem, MOS MBRONI DIKË QË DUHET TË JETË PAS HEKURAVE!

Si bashkëshorte dhe nënë e një fëmije të mitur, tregoni pak dhembshuri, ashtu si edhe për familjen dhe miqtë më të afërt…” thotë Natalija Gjorgjieska, bashkëshorte e Andrej, bashkëthemelues i bendit ‘DNK’. /Telegrafi/

Advertisement

Më shumë rreth kësaj tragjedie

Lexo po ashtu
Më shumë rreth kësaj tragjedie

Advertisement

The post Gruaja e këngëtarit që humbi jetën në diskotekën e Koçanit: Shteti ka qenë jo-human ndaj meje gjatë ditës së djeshme dhe nuk është e vërtetë se bendi i solli fishekzjarret appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy