Është ulur ndjeshëm interesimi për vaksinim kundër fruthit dhe kollës së keqe. Institucionet shëndetësore ngrenë alarmin për paraqitje të epidemisë. Më së shumti prindërit refuzojnë t’i vaksinojnë fëmijët me vaksinën MPR që është kundër fruthit. Sipas koordinatores për imunizim Aleksandra Grozdanova imunizimi kolektiv arrihet me mbi 90 për qind të të vaksinuarve, ndërsa tek ne shifrat janë nën nivelin e duhur. Për këtë thotë se kanë ndikuar dezinformatat dhe rrjetet sociale.

“Kemi disa komuna të Shkupit, komuna Qendër, Karposh dhe Aerodrom që mbulimi me këtë vaksinë me të vërtet është shumë i ulët nën 60-70 për qind, dhe ajo që është me rëndësi që të dihet është se kjo na sjell në rrezik të lartë që përsëri të paraqitet epidemia e fruthit”, deklaroi Aleksandra Grozdanvoa, koordinatore e imunizimit në Maqedoni.

Përveç imunizimit të ulët me vaksinën MPR, interesim i vogël vitin e kaluar ka qenë edhe për vaksinën HPV, e cila mbron femrat nga sëmundjet kancerogjene. Nga UNCIEF thonë se niveli i vaksinimit në vend me këto vaksina nuk është i kënaqshëm.

“Edhe pse kemi progres te vaksinimit këtu në Maqedoninë e Veriut ende ekzistojnë boshllëqe. Që të arrihet imuniteti kolektiv është i nevojshëm imunizimi prej 90 deri në 95 për qind. Vitin e kaluar mbulueshmëria me vaksinën MPR ishte 72.3 për qind që nuk është i mjaftueshëm t’i mbrojë fëmijët nga fruthi, sëmundje e cila lehtë transmetohet. Imunizimi me vaksinën HPV gjithashtu ka qenë i pa mjaftueshëm, pasi vetëm 50 për qind e vajzave janë vaksinuar”, tha Lesley Miller, Përfaqësuese e UNICEF.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ngriti alarmin për numrin e vogël të fëmijëve të vaksinuar. Në javën e imunizimit, me qëllim të ngritjes së vetëdijes, Shtëpia e Shëndetit Publik ka organizuar vaksinim në terren në 39 vendbanime, si dhe do të kontaktohen prindërit të cilët nuk kanë imunizuar fëmijët./Alsat/

The post Grozdanova: Niveli i vaksinimit kundër fruthit dhe kollës së keqe është i ulët appeared first on Telegrafi.