Zv. kryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë Sllavica Grkovska në emisionin “Utrinski Brifing”” tha se bashkëpunimi me kolegët nga Bullgaria në punën në grupin punues ndërqeveritar për integrime evropiane dhe politika të gjelbra është i shkëlqyer dhe zhvillohet në atmosferë pozitive.

“Është interesante që ne mund të mësojmë shumë prej tyre, por edhe ata mund të mësojnë nga ne. Gjatë shkëmbimit të informacioneve kuptuam se praktikisht kemi një fushë të madhe për bashkëpunim”, tha zv. kryeministrja Grkovska, duke theksuar veçanërisht përvojën dhe mesazhet që mund të përcillen nga zbatimi i Programit Operativ për Qeverisje të Mirë, financuar nga Bashkimi Evropian, të cilën e zbaron kolegia e saj nga qeveria bullgare.

Ajo nënvizoi se përvoja me themelimin dhe funksionimin e Komisionit tonë Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) dhe pjesa e masave kundër korrupsionit është e dobishme për palën bullgare.

Grkovska njoftoi se pritet që në një nga seancat e ardhshme ministrat e drejtësisë të dy vendeve të diskutojnë për shkëmbimin e përvojave për avancimin e çështjeve me interes për vendin tonë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Grkovska: Grupi ndërqeveritar me Bullgarinë po punon në atmosferë pozitive appeared first on Telegrafi.