Grish i zgjidh dy probleme Tetovës duke u ofruar biçikleta falas studentëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Grish i zgjidh dy probleme Tetovës duke u ofruar biçikleta falas studentëve

Tetova njihet me disa karakteristika shumë interesante. Por, për këtë temë vlejnë të theksohen dy të tilla. Ka shumë studentë, shkaku i dy universiteteve dhe ka shumë trafik. Për këtë Grish ka menduar që t’ju ndihmojë, edhe qytetit edhe studentëve. Qytetit duke i dhënë biçikleta, si zgjidhje alternative për veturë dhe studentëve duke ju dhënë zgjidhje falas për udhëtim pasi taxi deri në qendër kushton 120 denarë apo 2 euro, ndërsa transport publik nuk ka. Kemi folur me pronarin e kafenesë Grish në Tetovë, Fatmir Shabani për të kuptuar më shumë për këtë nismë.

Prej nga ideja për t’i dhuruar qytetit biçikleta?
Ideja per t’i dhuruar qytetit dhe studentëve biçikleta erdhi duke patur parasysh komunikacionin e dendur të qytetit të Tetovës dhe mungesën e kushteve për një jetë studentore funksionale, ne menduam që me biçikletat tona se paku do të relaksojmë dhe lehtësojmë lëvizjet nga njëra anë në anën tjetër të qytetit.

A ka pasur interesim nga studentët dhe qytetarët që t’i përdorin biçikletat?
-Interesimi është jashtzakonisht i madh dhe është kënaqësi e veçantë për ne kur shohim qytetarë të ndryshëm që përdorin biçikletat e Grish për të kryer obligime të caktuara!

Advertisement

Foto: Grish

Sa ka pasur interesim që bizneset tjera të ju ndjekin në këtë nismë?
-Mendoj që shkaku i rrethanave të pandemisë biznese tjera nuk kanë shprehur interesim në këtë drejtim

Advertisement

A keni qëllim të shtoni numrin e biçikletave?
-Padyshim që po, por për këtë do u bëjmë thirje institucioneve Komunale që të na mbeshtësin në këtë drejtim poashtu edhe bizneseve të ndryshme sidomos kafiterive, pasi është koha që të gjithë bashkë të ndihmojmë vendin dhe njëri tjetrin.

Grish biçikletat në qendër të qytetit. Foto: Grish

Çka e bën Grish-in të veçantë nga lokalet tjera?
-Të gjithë kemi diçka të veçantë, secili në stilin e vet, por mendoj që koha është të fillojmë edhe diçka të japim për konsumatorët apo për qytetin në përgjithësi, kur them të japim e kam fjalën pa pagesë gjë që Grish e filloi me biçikletat.

Advertisement

Cili do të jetë projekti i radhës i Grish?
-Projektet e radhës do jenë gjëra të dobishme për qytetin dhe qytetarët në përgjithësi, por për sezonin dimëror planifikojmë që të angazhojmë një instruktor profesional për skijim i cili do të trajnoje një grup fëmijësh prej disa personave, për këtë para se të nise sezoni i skijimit do të njoftojmë gjithë prindërit që do jenë të interesuar për aplikim.

Logo Grish.

Advertisement

Cili është mesazhi juaj ndaj përdoruesve të biçikletave?
– Mesazhi im është për përdoruesit e biçikletavë të bëjnë kujdes pasi që për momentin qytetit tonë i mungojnë korsit e biçikletave dhe të njejtat të përdoren me kujdes me qëllim që t’i shftytëzojmë të gjithë. /Telegrafi/

Foto: Grish.

The post Grish i zgjidh dy probleme Tetovës duke u ofruar biçikleta falas studentëve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy