
Vendimi i ri, i zgjatur i Qeverisë greke mbi ndalimin e hyrjes së shtetasve të vendeve të treta në Greqi, si dhe kufizimet në kufijtë tokësorë dhe lidhjet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, hyn në fuqi sot, një vendim që do të jetë në fuqi deri në 8 shkurt në orën 6 të mëngjesit, tha korrespodentja e AIM-së nga Athina.
Bëhet fjalë për vendimin për të kufizuar përhapjen e corovirusit duke “futur masa për të kufizuar përkohësisht lidhjet tokësore, ajrore dhe detare të vendit, duke ndaluar hyrjen e shtetasve të vendeve të treta, përveç nga vendet e Bashkimit Evropian dhe zonës Shengen”, e cila po vazhdon që nga mesi i marsit të vitit të kaluar, ndërsa zgjatja e fundit ishte nga 8 janari deri dje./Telegrafi/
The post Greqia vazhdon deri në shkurt ndalesën e hyrjes së shtetasve nga vendet e treta appeared first on Telegrafi.