“Vozisni me përgjegjësi dhe vozitni si gratë”, është mesazhi që u jepet të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion për Ditën ndërkombëtare të gruas, 8 Marsi. Mund të thuhet se edhe krahas asaj që në të kaluarën, pas timonit ka mundur të gjindet vetëm burri, sot bashkëlidhja mes burrave dhe grave shofere është pothuajse identike.

“Koha e sotme, koha e shpejtë, obligimet, amësia dhe gjithçka që e sjell dita, gratë i bëjnë të barabarta me burrat, dhe më pas edhe pjesëmarrjen në komunikacion. Diku mund të themi se raporti i pjesëmarrësve në komunikacion midis burrave dhe grave është rreth 50:50 përqind”, thotë Dejan Andonoviq nga Këshilli republikan për siguri në komunikacion (KRSK) për AIM.

Të dhënat tregojnë se rreth 80 përqind e numrit të përgjithshëm të aksidenteve të trafikut dhe veprave penale, përfshirë vdekjet dhe lëndimet, fatkeqësisht u përkasin burrave.

Gratë, sipas Andonoviqit, janë pjesëmarrëse më të kujdesshme në komunikacion.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nëse merret parasysh natyra e gruas – ajo është edhe nënë, bashkëshorte, ato kanë kujdes më shumë, shumë pak mund të takoni një shpejtësi të jashtëzakonshme në qytet ose jashtë qytetit me një automjet të drejtuar nga një grua, në krahasim me një burrë nëse mund të quhet kjo gjithmonë tradicionale, ata vozisin më shpejt ose vozisin nën ndikimin e alkoolit”, thotë Andonoviq.

Statistikat tregojnë se një përqindje shumë e vogël e grave ishin pjesë e tre veprave më kërcënuese për jetën në komunikacion- vozitje të automjetit nën ndikimin e alkoolit, shpejtësi dhe mosbindje ndaj rregullave dhe rregulloreve të sinjaleve të trafikut.

KRSK të enjten e fillon fushatën për mbajtjen e rripit të sigurimit. Tani për tani, Andonoviq nuk ka saktësuar numra të cilat tregojnë se sa pjesë e burrave dhe sa gra mbajnë rrip gjatë vozitjes. Por ai edhe një herë theksoi faktin se gratë janë shoferë shumë më të disiplinuar dhe më të kujdesshëm të një automjeti sesa burrat.

Mesazhin që ai e dha është “vozisni me përgjegjësi, vozisni si gratë dhe kini kujdes, sepse çdo incident asnjëherë nuk do të mund ta kompensojë humbjen e një nëne, motre, shoqe”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Gratë në Maqedoni më të kujdesshme në komunikacion sesa burrat appeared first on Telegrafi.