Grante nga BE-ja prej 70 milionë eurove për Ballkanin Perëndimor për vaksina kundër COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Eurokomisarja për shëndetësi, Stela Kiriakides nga Parlamenti evropian sot paralajmëroi se BE-ja do të sigurojë 70 milionë euro në grante për vende nga Ballkani Perëndimor për të siguruar vaksina nga BE-ja.

Siç njoftojnë nga AIM, komisarja e angazhuar për shëndetësi në BE sot në mëngjes para eurodeputetëve referoi për gjendjen me vaksinimin në BE, por edhe në vende të treta partnere të BE-së me të ardhura më të ulëta, mes të cilave edhe të Ballkanit Perëndimor.

Kiriakides deklaroi se përmes Kovaks, mekanizmit global për furnizim të vaksinave, ku BE-ja është donatorja më e madhe, ajo do t’u ndihmojë vendeve nga Ballkani Perëndimor të vaksinohen grupet prioritare siç janë punonjësit shëndetësorë dhe personat e ndjeshëm.

“Do të sigurojmë grant prej 70 milionë eurove për Ballkanin Perëndimor në mënyrë që të mund të blejnë vaksina nga vendet anëtare të BE-së. Punojmë edhe me OBSH-në të sigurojë menjëherë mbështetje prej 50 milionë euro për gatishmëri vaksinuese të Ballkanit Peërndimor dhe në vendet e fqinjësisë”, deklaroi eurokomisarja për shëndetësi.

Advertisement

BE-ja angazhohet për mbështetje të vendeve me të ardhura më të ulëta të marrin vaksina të shpejta dhe efikase, por procesi lëvizë ngadalë. Maqedonia e Veriut mori premtim nga dy vende-fqinje të BE-së, por dje vendi i mori vaksinat nga Serbia.

The post Grante nga BE-ja prej 70 milionë eurove për Ballkanin Perëndimor për vaksina kundër COVID-19 appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy