
MPB bën të ditur se një grabitje me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një filial të “SHA Posta” në Reçicë të Vogël të Tetovës. Grabitjen e kanë kryer dy persona, për të cilën nuk ka informacione se sa para janë konfiskuar.
“Sot (11.04.2022) rreth orës 10:15 në SPB Tetovë, një punonjës i Postës së Maqedonisë së Veriut ka raportuar se në një filial në Tetovë, Reçic e Vogël, dy persona me kërcënim me armë kanë marrë para. Kontroll është kryer nga ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë”, thonë nga policia.
Nga MPB thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi/
The post Grabitet një postë në Tetovë appeared first on Telegrafi.
Advertisement