Një grabitje me armë ka ndodhur dje pasdite në një këmbimore në lagjen “Taftalixhe 2” të Shkupit. Sipas informacioneve dy persona të armatosur kanë kërcënuar punonjësin dhe i kanë marrë paratë.

“Me datë 22.11.2023 rreth orës 13:50 në SPB Shkup është raportuar se në një këmbimore në komunën e Karposhit, dy persona nën kërcënimin e armës i kanë marrë para nga punonjësi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Ende nuk ka të dhëna se sa para janë vjedhur. Punonjësja që punon në këmbimore nuk ka pësuar lëndime./Telegrafi/

The post Grabitet një këmbimore në Shkup appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";