MPB ka njoftuar se dje më 03.08.2024 në orën 14:40 në Stacionin Policor Gostivar është raportuar se në lagjen Tullana në Gostivar, një automjet udhëtarësh “Opel” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga N.F. (75) nga fshati Bellovishtë, Gostivar, ka dalë jashtë rrugës.

Në aksident, bashkëudhëtarja e tij D.B. (53) nga fshati Bellovishtë ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit.

Një ekip hetimi nga SPB Gostivar ka kryer inspektimin. /Telegrafi

The post Gostivar: Vetura e drejtuar nga 75-vjeçari del nga rruga, lëndohet rëndë bashkëudhëtarja e tij appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";