Këshilli i Komunës së Gostivarit në seancën e sotme me shumicë votash uli çmimin e parkingut në Gostivar nga 40 denarë në 25 denarë.
Me këtë vendim është kthyer çmimi i vjetër i parkingut në Gostivar, me çka siç thonë nga Komuna e Tetovës, sado pak do t’ua lehtësojë qytetarëve barrën e financiare.
“Po ashtu me Rregulloren e re të ndërmarrjes publike për “Parkingje publike dhe gjelbërim”, parasheh edhe ulje të çmimit për bllokim të automjeteve të keqparkuara, nga 1200 denarë çmimi ulet në 600 denarë, si dhe zvogëlim të orarit për parkim me pagesë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gostivarit.
The post Gostivar, ulet çmimi për parkim nga 40 denarë në 25 denarë appeared first on Telegrafi.
Advertisement