Rreth 200 qytetarë kanë dorëzuar kërkesa në Komunën e Gostivarit për subvencione për biçikleta.

Kjo masë është pjesë e programit për mbrojtje të ambientit jetësor për vitin 2020, me qëllim që të stimulohet përdorimi i transportit alternativ.

Komuna e Gostivarit qytetarëve do t’u kompensojë një pjesë të harxhimeve për blerje të biçikletave, edhe atë deri 50 përqind, por jo më shumë se 5 mijë denarë.

Këto ditë komisioni i kontrollon dokumentet e qytetarëve që kanë dorëzuar kërkesa, ndërsa pagesa për ata që i plotësojnë kushtet do të fillojë nga java e ardhshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, përveç për blerjen e biçikletave, Komuna e Gostivarit do të subvencionojë edhe blerjen e klimave./Telegrafi/

The post Gostivar, subvencionet për biçikleta do të paguhen nga java e ardhshme appeared first on Telegrafi.