Ndërmarrja publike komunale “Komunalec” ka publikuar video-instruksion për platformën digjitale për pagesën e ujit dhe mbeturinave.

Pagesa bëhet në mënyrë të thjesht dhe të sigurt, ndërsa me pagesën e këtyre faturave, qytetarët kontribuojnë në mbarëvajtjen e infrastrukturës së ujit dhe menaxhimit të mbeturinave në Gostivar.

“Me ndihmën tuaj, mund të ndërtojmë sisteme më të avancuara për të përmirësuar cilësinë e ujit që pimë dhe për të mbrojtur mjedisin tonë të çmuar. Kujdesja për mjedisin dhe siguria e ujit janë prioritete të rëndësishme për ne dhe për të ardhmen tonë”, thuhet ë njoftimin e Komunës së Gostivarit.

Ata inkurajojnë qytetarët të bëhen pjesë e kësaj iniciative dhe të paguajnë faturat në kohë për arsye se, siç thonë ata, çdo kontribut është një hap drejt përmirësimit të jetës së përditshme për të gjithë qytetarët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për më shumë klikoni këtu: https://euslugi-komunalecgostivar.mk/login

The post Gostivar, prezantohet platforma digjitale për pagesën e faturave të ujit dhe mbeturinave appeared first on Telegrafi.