Gostivar, policia thotë se nuk do të ketë tolerancë për parkimet e parregullta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia dhe shërbimi i automjetit të posaçëm për mënjanim të automjeteve, prej nesër fillojnë me dënim të vozitësve dhe marrje të automjeteve të cilët janë parkuar në sipërfaqe publike. Me dënime do të përballen edhe shitësit dhe gastronomët të cilët pa pëlqim ua kanë ndërruar dedikimin trotuareve dhe rrugëve në qendër të Gostivarit.

Nga SPB Tetovë informojnë se sot, kryesia e dikasterit Gostivar dhe NP Parkingje dhe gjelbërim mbajtën takim në të cilin u dakordua që në periudhën në vijim bashkërisht të punohet në vendosjen e rendit dhe sigurisë më të madhe.

Marjan Josifovski, zëdhënës i SPS Tetovë theksoi se aktivitetet do të kryhen në mënyrë intensive në periudhën në vijim dhe nga policia cekin se për kundërvajtjet nuk do të ketë tolerancë.

Krahas përballjes me automjetet e parkuara gabimisht, do të kontrollohet edhe rirregullimi i disa pjesëve të rrugëve, trotuareve, shitja në tezga të improvizuara.

Advertisement

Për shkak të orës policore dhe parregullsisë teknike të auto parkut, në pjesën më të madhe të vitit në rrugët e Gostivarit u vërejt jodispilinë rrugore. Qëllimi këtyre aksioneve është të mundësojë zhvillim normal dhe të sigurt të komunikacionit.

Këtë vit, janë regjistruar 150 mënjanime të automjeteve për shkak të parkimeve të parregullta, që është shumëfish më pak se vitet e kaluara.

The post Gostivar, policia thotë se nuk do të ketë tolerancë për parkimet e parregullta appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy