Departamenti për punë të brendshme Gostivar, ditëve të fundit ka intensifikuar ndjeshëm aktivitetet për rend dhe siguri më të madhe me parkim në qytet dhe posaçërisht në zonën qendrore të Gostivarit.

Nga SPB Tetovë thonë se deri më sot (4 shkurt) janë shqiptuar gjithsej 67 masa, prej të cilave vetëm dje (3 shkurt) 20 masa kundër shkelësve, të cilat më së shumti i referohen parkimit të paligjshëm, gjegjësishtë parkimit të gabuar.

“Në këtë periudhë, kryesisht në rrugët “Vëllezërit Gjinovski”, në pjesën prej te Qendra
Kulturore “ASNOM” deri tek kryqëzimi me rrugën “Majori Çede Filipovski” dhe “Goce Delçev”, kështu që nga shërbimi “merimange” janë marrë gjithsej 21 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme, kryesisht në të ashtuquajturat rreshta të dyfishtë, si dhe automjete të parkuara pranë rrethrrotullimeve dhe vendkalimeve për këmbësorë, të cilat penguan lëvizjen normale dhe të sigurt të pjesëmarrësve tjerë të trafikut”, thonë nga SPB Tetovë.

Më tej shtojnë se këto aktivitete do të vazhdojnë deri në fund të muajit dhe të gjitha shkeljet e tilla do të sanksionohen, jo vetëm në zonën qendrore, por edhe në rrugë të tjera në Gostivar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Gostivar, policia me kontrolle ndaj shkelësve të rregullave në trafik appeared first on Telegrafi.