Policia e Gostivarit ka arrestuar tre persona në një operacion policor mbrëmë, nën dyshimin për trafik të paligjshëm të kokainës.
“Në orën 21.30 në Gostivar, mbrëmë nga inspektorët nga Departamenti për Tregti të Paligjshme lëndëve narkotike dhe armëve në Zyrën e Jashtme për Çështje Penale në Gostivar, K.R. (31) dhe K.O. (20) nga Gostivari u privuan nga liria dhe О.S. (19) nga fshati Banjicë e Epërme, Gostivar për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit se ata kanë kryer veprën penale “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “mundësimit të përdorimit të lëndëve narkotike””, njofton. MPB
Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të K.M. janë gjetur pesë pako me kokainë, të cilat ai është dashur t’ia shes K.O. dhe O.S.
Ata janë mbajtur në Stacionin Policor Gostivar dhe pasi çështja të dokumentohet plotësisht, kundër tyre do të ngrihen akuza të përshtatshme sipas nenit 215 dhe nenit 216 të Kodit Penal.
The post Gostivar, arrestohen tre persona për tregti me kokainë appeared first on Telegrafi.