Prokuroria Themelore Publike – Gostivar parashtroi aktakuzë kundër 49-vjeçarit nga Gostivarit për shkak të kryerjes së veprës penale “Përdhunim”.
“I akuzuari më 19 dhjetor, rreth orës 21:00 duke përdorur forcën dhe kërcënimin e ka detyruar të dëmtuarën të kryejë marrëdhënie. Ai ka çuar atë në shtëpinë e tij në Gostivar dhe ku fizikisht ka sulmuar me shqelma dhe ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale, edhe pse ajo gjatë gjithë kohës ka rezistuar dhe ka kundërshtuar”, thuhet në njoftimin e PTHP-së.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, e dëmtuara ka arritur të del, ndërsa të dyshuarin e ka paraqitur në polici.
Bashkërisht me aktakuzën, prokurori publik deri te Gjykata Themelore Gostivar propozoi vazhdimin e masës së paraburgimit./Telegrafi/
The post Gostivar, 49-vjeçari akuzohet për përdhunim appeared first on Telegrafi.