Të enjten pritet që presidentja Gordana Siljanovska Davkova t’ia japë mandatin për formimin e qeverisë, kryetarit të OBRM-ODUKM-së, Hristijan Mickoski, i cili ka 20 ditë afat për formim të qeverisë.

Presidentja Siljanovska Davkova ka thënë sot për media se është e mundur që mandati për formimin e qeverisë të jepet më herët, përcjell Telegrafi.

“Mund të jepet mandati më herët. E gjitha varet nga situata. Kushtetuta thotë 10 deri 20 ditë për të formuar qeverinë. Do t’i studioj afatet”, tha Siljanovska Davkova.

Ndryshe, OBRM-ODUKN, koalicioni VLEN dhe ZNAM po zhvillojnë bisedime për formimin e Qeverisë, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje përfundimtare edhe pse kryetari i ASH-së, Arben Taravari, dje bëri të ditur se në fund të kësaj jave pritet të përfundojnë bisedimet./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Gordana Siljanovska pritet t’ia dorëzojë Hristijan Mickoskit mandatin për formimin e qeverisë appeared first on Telegrafi.